𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐮𝐫𝐚𝐭𝐢 𝐩𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐚𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐢 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë, 𝐳. 𝐇𝐨𝐯𝐞𝐧𝐢𝐞𝐫
Prishtinë – 28 janar 2022
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Jeffrey M. Hovenier.
Ministri Murati uroi z. Hovenier për fillimin e misionit diplomatik në Kosovë dhe e falënderoi për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Ai, gjithashtu, e njoftoi Ambasadorin Hovenier lidhur me punën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe prioritet kryesore të Ministrisë për vitin 2022, të cilat përfshijnë reformën në skemat sociale e pensionale, si dhe formalizimin e ekonomisë, duke shprehur vullnetin e plotë në realizimin e këtyre objektivave në bashkëpunim e koordinim me SHBA.
Nga ana e tij, ambasadori Hovenier, përgëzoi Ministrin Murati për masat e ndërmarra nga MFPT dhe nënvizoi mbështetjen në thellimin e partneritetit në mes të ShBA-së dhe Ministrisë e Financave, Punës dhe Transfereve.
Së fundi, Ministri Murati dhe Ambasadori Hovenier ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes dy vendeve partnere në fushën e investimeve direkte dhe stabilitetit ekonomik.