Hapet thirrja për programin “Praktikë në Qeveri”
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap programin “Praktikë në Qeveri” për punë praktike me pagesë për 6 muaj në institucionet e nivelit qendror.
Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë:
në vitin e fundit të studimeve apo të diplomuar në Bachelor apo Master (drejtimet e specifikuara në shpallje);
me notë mesatare në studime mbi 8.0.
Aplikacioni duhet të përmbajë:
Titulli në email (subject line) që specifikon institucionin ku aplikoni për praktikë në punë;
Dëshminë mbi notën mesatare apo Diplomën;
Kopjen e letërnjoftimit.
Aplikacionet dërgohen në email sipas listës së bashkëngjitur në thirrje.
Afati i fundit për aplikim: 9 gusht 2024.
Për informata më të detajuara vizitoni vegëzën në vijim: https://mfpt.rks-gov.net/…/d31566ff-d22b-445e-b3e6…