Kreu Financa Ministria e Financave ndanë 43.7 milione euro “Paga dhe Shtesa” për muajt tetor dhe nëntor 2023

Ministria e Financave ndanë 43.7 milione euro “Paga dhe Shtesa” për muajt tetor dhe nëntor 2023

nga Kontabilisti

Në Mbledhjen e 169-të të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve janë aprovuar 7 vendime si në vijim:

📌 U ndanë 2.5 milionë euro 💰 për zbatimin e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Këto mjete do të përdoren për mbështetjen e bizneseve prodhuese dhe përpunuese 🏗️🏭.

📍 U aprovua vendimi për rritjen e kufirit të kategorisë “Rezerva” me rastin e pranimit të mjeteve prej 15 milionë euro 💶 nga Banka Botërore.

🛃Në linjë me trendet e zhvillimit të produkteve të duhanit, u aprovua vendimi i cili adreson rishikimin e normave tatimore të akcizës për produktet dhe zëvendësuesit e duhanit në Kosovë 🇽🇰.

🔹 U ndanë 9 milionë euro për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga vërshimet ⛈️ e shtatorit 2022 dhe janarit 2023 për ekonomi familjare në komuna të ndryshme të vendit.

🔸 U ndanë 43.7 milionë euro në kategorinë “Paga dhe Shtesa” për muajt tetor dhe nëntor 2023.

👥 U ndryshua përbërja e Këshillit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, me z. Genc Rraci të emëruar si kryesues dhe znj. Antigona Prenaj-Bekaj të emëruar si anëtare.

📈 U aprovua raporti 9-mujor për periudhën janar-shtator të vitit 2023. Ky raport pasqyron të hyrat sipas institucioneve të nivelit qendror dhe lokal 📊, detajet mbi të hyrat dhe krahasimet me periudhat paraprake, si dhe projeksionet buxhetore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni