Kreu Financa Ministria e Financave njofton se nga sot fillon ekzekutimi i pagesave per keto kategori

Ministria e Financave njofton se nga sot fillon ekzekutimi i pagesave per keto kategori

nga Kontabilisti

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë bërë 6 muaj që nga emetimi i parë i Bonove të Diasporës. Ai tha se kjo datë përkon edhe me datën kur bëhet pagesa e parë e interesit, i cili sipas rregullores paguhet çdo 6 muaj, shkruan 02Press.com

“Të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar”, tha Murati.

Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë:

Kjo datë përkon edhe me datën kur bëhet pagesa e parë e interesit, i cili sipas rregullores paguhet çdo 6 muaj.

Të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar.

U jemi pafundësisht mirënjohës bashkatdhetarëve tanë për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë përgjatë viteve, dhe tani po vazhdojnë të kontribuojnë edhe në zhvillimin e vendit.

Sot bëhen 6 muaj që nga emetimi i parë i Bonove të Diasporës!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni