Kreu Ekonomi Ministria e Financave po e shqyrton mënyrën e kompensimit të 10% të marrë nga Trusti

Ministria e Financave po e shqyrton mënyrën e kompensimit të 10% të marrë nga Trusti

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave është duke shqyrtuar propozimin për tërheqjen deri në 10% të kursimeve në Trustin Pensional nga qytetarët si ndihmesë në kohën e pandemisë. Por, nga ministria thonë se janë duke shqyrtuar mundësinë për kompensimin e mjeteve financiare. Zëvendësministri i Financave, ka thënë a se pasqyra e trustit të qytetarëve është në diferencë të madhe. Andaj siç deklaroi ai ministria është duke shikuar mundësinë për të kompensuar për të gjithë qytetarët njësoj. Krasniqi potencoi se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë kursime të vogla.

“Kjo çështje është si ide, qëllimi primar ka qenë që të mobilizohen më shumë fonde për të rritë kërkesën agregate dhe ofertën. Se a do të ketë kompensim jemi duke e shqyrtuar këtë çështje se si ka me qenë”. “Pasi ne duhet të jemi të kujdesshme pasi nëse shohim tabelat e trustit të qytetarëve, një pjesë e madhe ka kursime shumë të vogla. Një pjesë e madhe kishin me përfitua shumë pak”. “Në anën tjetër një pjesë tjetër kishin me përfitua shumë. Nëse këtë kompensim e bëjmë barabartë varësisht prej tërheqjes nuk është në rregull. Është duke u diskutuar për të gjetur modalitetin nga i cili ndahen të kënaqur të gjithë”, u shpreh Krasniqi. Me tej, zëvendësministri Krasniqi bëri dallimet ndërmjet personave që thotë ai se kanë 10 mijë euro e shumica prej tyre vetëm 100 euro.Siç thotë ai kjo është në shpërputhje me paranë publike.

“Të çështja e kompensimit mendoj se nuk duhet të kompensohet ajo që tërhiqet. Nëse dikush e ka mundësinë që 10 mijë euro me i tërheq e ma ia mundësua shteti me ia kompensuar kurse tjetri që i ka 100 euro vetëm 100 euro nuk është në rregull në kuptimin e parasë publike. Kontributet janë të të gjithëve por pjesën e kompensimit duhet të kemi kujdes”, ka thënë Krasniqi./eo./

Ju gjithashtu mund të pëlqeni