Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë për media ka prezantuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, vlera e së cilës pritet të jetë 1.26 miliardë euro.
Bislmi ka theksuar se kjo pako do të ketë ndikim të përgjithshëm në ekonomi.
“Është krijuar grupi punues për dizajnimin e Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike, me përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, ministrive relevante, Bankës Qendrore, Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, komunitetin e biznesit dhe ekspertët e jashtëm.
Nisur nga inputet e tyre është dizajnuar pakoja që ka një ndikim të përgjithshëm në ekonomi në masën prej 1.26 miliard eurove me periudhën e plasimit ekonomik prej 24 muaj, kurse me shtirje të kostos me pesë vitet në vijim”, tha Bislimi.
Ministri shtoi se fokusi kryesor i kësaj pakoje do të jetë mbështetja e secilit biznes me kredi, i cili gjatë kësaj periudhe pandemie ka pasur rënie të aktivitetit ekonomik.
“Fokusi kryesor i Pakos për Rimëkëmbjes Ekonomike do të jetë mbështetja e secilit biznes me kredi, i cili gjatë periudhë së pandemisë ka hasur në rënie te aktivitetit ekonomik. Megjithatë pakoja synon synimit primar, të dizajnon masa që qojnë në rritjen e kapaciteteve prodhuese, rritje të eksporteve, përmirësim të bilancit tregtar, rritje të punësimit dhe formalizmit, përmirësim i strukturës së Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe të ngjashme”, u shpreh Bislimi.