Kreu Ekonomi Ministria e Punës sqaron se përse nuk janë ekzekutuar disa pagesa

Ministria e Punës sqaron se përse nuk janë ekzekutuar disa pagesa

nga Flamur Berisha

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale këto ditë ka nisur ekzekutimin e pensioneve, mirëpo jo të gjithë kanë arritur t’i marrin këto mjete.

Disa qytetarë janë ankuar në adresë të Telegrafit se nuk i kanë marrë paratë e tyre, e për një gjë të tillë nga MPMS-ja kanë thënë se problemi është te Thesari i Shtetit.

Në një përgjigje për Telegrafin nga kjo ministri kanë treguar se është bërë një gabim teknik nga Thesari i Shtetit dhe se për këtë arsye një pjese nuk iu kanë dalë pensionet.

“Është bërë një lëshim teknik nga Thesari i Shtetit dhe për këtë arsye një pjese nuk iu janë ekzekutuar pensionet. Është duke u punuar që ky gabim të rregullohet sa më shpejtë dhe të ekzekutohen mjetet për pjesën e mbetur”, kanë thënë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ndryshe Qeveria e Kosovës së fundmi ka ndarë 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës pensionale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni