Kreu Shpallje pune Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për 42 mjekë të përgjithshëm, Kaq është paga

Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për 42 mjekë të përgjithshëm, Kaq është paga

nga Kontabilisti

Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për pranimin e 42 mjekëve të përgjithshëm në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në disa komuna, raporton Gazeta Express.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se paga mujore do të jetë 610 euro, dhe se nuk do të ketë shtesa tjera përveç pagave.

Sipas MSH’së, të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 11 janar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni