Kreu Financa Miratohet dyfishimi i pagesës për skemat sociale. Shiko ketu se kush perfiton

Miratohet dyfishimi i pagesës për skemat sociale. Shiko ketu se kush perfiton

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës ka miratuar të martën vendimin për dyfishimin e pagesave për përfituesit e skemave të ndihmave sociale për muajin tetor.

Dyfishim të pagesës në muajin tetor do të marrin pensionistët dhe familjet me asistencë sociale nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.

Sipas njoftimit, Qeveria ka ndaluar eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse.

“Ky ndalim është i përkohshëm dhe në përputhje me Tarifën e Integruar të Kosovës (TARIK) të vitit 2022”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në mbledhjen e 97-të të Qeverisë janë ndarë edhe 25 milionë euro mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike.

“Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, e cila do të reflektohet në faturat e konsumatorëve. Gjashtë milionë euro janë ndarë me qëllim subvencionimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë”, vijon njoftimi.

Me vendim të Qeverisë, janë shpallur me interes të veçantë publik pronat e paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve infrastrukturore për interes publik” në zonat kadastrale: Bërnjak dhe Jasenovik i Epërm në Komunën e Zubin Potokut.

Po ashtu, është miratuar plotësimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor 2022, lidhur me afatin e regjistrimit të automjeteve me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, që do të vazhdojë deri më 31 tetor 2022.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni