Kreu Financa Miratohet në parim Projekt buxheti 2024 ne vlere 3.3 miliard euro. Ja si do te ndahet

Miratohet në parim Projekt buxheti 2024 ne vlere 3.3 miliard euro. Ja si do te ndahet

nga Kontabilisti

Në prezantimin e projektbuxhetit, Kurti shtoi se kanë paraparë ndarjen e mbi 90 milionë euro për nënat lehona dhe fëmijët nën 16-vjeç per vitin 2024

Në prezantimin e projektbuxhetit, Kurti shtoi se kanë paraparë ndarjen e mbi 90 milionë euro për nënat lehona dhe fëmijët nën 16-vjeç. 

Me akuza e kundër akuza Qeveri-opozitë është përcjellë seanca e sotme maratonike plenare prej më shumë se dhjetë orëve për shqyrtimin të Projektbuxhetit për vitin 2024.

Gjatë shqyrtimit të parë të projektbuxhetit për 2024, kryeministri Albin Kurti në seancë plenare tha se në buxhetin e paraparë prej më shumë se 3.3 miliardë euro do të ketë nëntë milionë euro më shumë investime kapitale se në vitin aktual.

Kurti deklaroi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë i mbrojtjes dhe sigurisë, ku kanë paraparë 370 milionë euro. Ai theksoi se janë planifikuar tre milionë euro për Luginën e Preshevës dhe 742 milionë për komunat e Kosovës.

Kurti po ashtu tha se buxheti i vitit të ardhshëm është “buxhet i komunave”, ku theksoi se tre milionë euro janë paraparë për Luginën e Preshevës.

Në prezantimin e projektbuxhetit, Kurti shtoi se kanë paraparë ndarjen e mbi 90 milionë euro për nënat lehona dhe fëmijët nën 16-vjeç. Shefi i ekzekutivit u shpreh se do të ketë investime të reja kapitale në infrastrukturë rrugore dhe fusha të tjera.

Kryeministri Kurti theksoi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë prioritet sa i përket nevojave të qytetarëve dhe për një ekonomi më të fortë.

Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë bërë me dije se nuk do ta përkrahin projektbuxhetin, pasi sipas tyre, nuk paraqet interesat e qytetarëve të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u shpreh kundër Projektbuxhetit për vitin 2024, me arsyetimin se planifikimi aktual nuk ka alternativë zhvillimore dhe nuk është buxhet i mirëqenies së qytetarëve.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e quajti zvogëlim real të pagave rritjen e koeficientit nga 105 në 110 euro, teksa shprehu shqetësimin për mohimin e pagesave shtesë për rrezikshmëri për Policinë e Kosovës dhe mos ndarjen e asnjë shtese për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) tha se është përkeqësuar struktura e buxhetit dhe investimet kapitale kanë rënë në 16 për qind, ndërkohë që ka rritje masive të subvencioneve dhe ulje të investimeve kapitale.

Kjo parti opozitare kërkoi që në mes dy leximeve duhet të rishikohet çështja e pagave dhe skemat sociale, të cilat duhet të indeksohen me normën e inflacionit. /kp/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni