Kontratat afatgjate, përfshirë këtu kontratat ndërtimore afatgjate dhe kontratat afatgjate të instalimit, duhet të konsiderohen si të përfunduara:
Në muajin e lëshimit të situacionit, por jo më larg se një muaj pas lëshimit të situacionit në rastet kur pranimi teknik i punëve bëhet më vonë,
Në rastet kur gjatë vitit janë lëshuar një apo më shumë situacione, në fund të vitit kërkohet që të lëshohet një situacion i cili do të bazohet në matjen reale të punëve të kryera, ose
Nëse gjatë vitit nuk lëshohet asnjë situacion, atëherë në fund të vitit do të lind detyrimi për të ngarkuar TVSH bazuar në matjen reale të punëve të kryera.
Mirëpo, nëse punimet e lartpërmendura, nuk konsiderohen kontrata afatgjate, atëherë duhet të konsiderohen si të përfunduara në momentin e lëshimit të situacionit.
Çdo situacionitë punimeve të kryera duhet t’i bashkëngjitet fatura tatimore.
Në momentin e lindjes së detyrimit tatimor nuk ndikojnë: afati i pagesës, mundësia e shtyrjes së pagesës apo kreditimit.