Kreu Financa Ndahen 1.5 milion euro për punëdhënësit e sektorit privat. Ja kush perfiton

Ndahen 1.5 milion euro për punëdhënësit e sektorit privat. Ja kush perfiton

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.5 milionë euro për punëdhënësit e sektorit privat që kanë rritur pagat për punëtorët e tyre në kuadër të zbatimit të masave mbështetëse të Qeverisë.

Hekuran Murati, ministër i Financave, ka thënë se janë rreth 17 mijë punëtorë të sektorit privat që kanë përfituar rritje të pagës.

“Sipas komisionit vlerësues janë kualifikuar një numër biznesesh dhe në tërësi kemi rreth 17 mijë përfitues, punonjës të sektorit privat, që kanë përfituar rritje të pagës që qeveria e ka subvencionuar. Bëhet fjalë në tërësi për rreth 1 milionë euro shtesë çdo muaj rritje e pagave për sektorin privat”- tha Murati.

Ai ka thënë se kjo ndarje buxhetore për pronarët e bizneseve po bëhet në kuadër të vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 30 shtator 2022.

“Bëhet fjalë për një kërkesë që të aprovohet ndarja e mjeteve buxhetore në vlerë prej 1.5 milion euro për zbatimin e pikës 1.3 të vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 30 shtator 2022, pra masa mbështetëse për rritjen e pagave në sektorin privat” – shtoi ministri Murati.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni