Neni 43 dhe 44 fshihen dhe zëvendësohen në një nen të ri me tekstin si në vijim:
44.1 Kur një person kërkohet të dorëzojë një deklaratë tatimore sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, nuk e dorëzon këtë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej pesë përqindë (5%) të tatimit të papaguar për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilin është vonuar, me një ndëshkim maksimal administrativ për pagesë prej njëzet e pesë përqind (25%) të obligimit tatimor.
44.2 Kur një person kërkohet të paguajë një tatim sipas legjislacionit të aplikueshëm në Republikën e Kosovës, nuk paguan tërë apo një pjesë të tatimit të tillë deri në datën e kërkuar, personi i tillë do t’i nënshtrohet një ndëshkimi administrativ prej një përqind (1%) të obligimit tatimor për secilin muaj apo pjesë të muajit për të cilën ajo pagesë është vonuar, deri në maksimum dymbëdhjetë (12) muaj.