Në rast se personi jo rezident trajtohet i punësuar, atëherë punëdhënësi obligohet të mbaj tatimin në burim në paga, por nuk obligohet të paguaj kontributin pensional. Punëdhënësi obligohet të deklarojë dhe paguajë tatimin në paga dhe kontributet pensionale, në momentin e pagesës së pagave, varësisht prej asaj se a është përzgjedhur si punëdhënës primar apo sekondar.
Në rast se shërbimet kryhen fizikisht në Kosovë, nga një person jo-rezident, i cili nuk ka njësi të përhershme në Kosovë, atëherë në këto raste nga paguesi duhet të mbahet tatimi në burim në momentin e pagesës. Shkalla e tatimit është 5%.
Shënim: Pavarësisht kërkesave të legjislacionit vendor për mbajtjen e tatimit në burim, nëse ekziston Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë (METD) në mes të Kosovës dhe shtetit nga është personi jo-rezident, dhe ajo marrëveshje është në zbatim, përparësi ka METD.