Fiskalizimi i dixhitalizuar funksionon si një strukturë trekëndëshi, ku në majë qëndron sistemi i fiskalizimit, ndërsa dy pikat tjera janë sistemi i pikave shitëse dhe konsumatorët, të cilët verifikojnë kuponët fiskalë të lëshuar. Me kapacitet për të procesuar deri në 70 milionë kuponë fiskalë në ditë, ky sistem pritet të pilotohet në janar 2025, pasi të finalizohen ndryshimet e nevojshme ligjore.
Kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një mjedisi biznesor të besueshëm cili promovon konkurrencën e drejtë duke ndikuar në formalizimin e ekonomisë.