Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje sot në orën 19:00, të cilën do të shqyrtohen masat e reja anti-COVID.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se njëri nga vendimet që do të marrë Qeveria ka të bëjë me lejimin e punës së gastronomisë, objekteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive, të cilat nga e hëna do të punojnë deri në orën 22:00. Gjithashtu do të hapen edhe qendrat
Ndërsa, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë, por tani nga ora 22:30 deri në 05:00, shkruan Telegrafi.
Gastronomia dhe qendrat tregtare do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.
Masat e reja kufizuese do të vlejnë për 14 ditët e ardhshme.
Më 5 prill Qeveria miratoi masat antiCOVID-19 e të cilat kanë hyrë në zbatim më 7 prill, e që të njëjtat u morë vendim që të jenë në fuqi deri më 18 prill.