Kreu Financa Nga sot hyne ne fuqi paga e re minimale ne vlere 350 euro

Nga sot hyne ne fuqi paga e re minimale ne vlere 350 euro

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë një mbledhjeje, ta rrisë pagën minimale në vend në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave. Ky vendim hyn ne fuqi nga data 1 tetor 2024

Kjo rritje u bë vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në sektorin publik e privat.

Por, me vendimin e ri të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, shkalla e re e pagës minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt, apo 350 euro bruto në muaj për orar të plotë.

Paga e re minimale do t’i prekë rreth 150.000 të punësuar, të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro, kryesisht në sektorin privat, sipas Kurtit dhe ministrit të Financave të Kosovës, Hekuran Murati.

“Ky veprim është veçse edhe një hap tjetër në kuadër të masave të shumta që kemi ndërmarrë si Qeveri për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve”, tha Kurti.

Ndërkaq, Murati tha se vendimi për rritjen e pagës minimale do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

“Do të sigurohemi që ligji dhe vendimi për rritjen e pagës minimale do të zbatohet”, deklaroi Murati.

Vendimi i ri për pagën minimale i jep fund edhe diskriminimit të punëtorëve në bazë të moshës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni