Aktori i mirënjohur Fatmir Spahiu, i është bashkuar debatit për tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional – Trusti. Spahiu, duke parë situatën ekonomike në vend me ngritjen e çmimeve, ka thënë se pritet që të lëshohen edhe 10% të kursimeve për qytetarët kontributdhënës, raporton 02Press.com. Ndryshe, një propozim i tillë është diskutuar edhe ditë më parë nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar tërheqjen e kursimeve deri në 30%. Por ndryshe nga ta aktori Spahiu, pajtohet me 10%.