Kreu Ekonomi Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Financave për bizneset dhe punëtorët e prekur nga pandemia

Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Financave për bizneset dhe punëtorët e prekur nga pandemia

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave ka njoftuar qytetarët rreth subvencionimit të pagave në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes.

Sipas një noftimit nga kjo ministri është thënë se Komisioni i Ankesave ka ekzekutuar ndarjen buxhetore prej 6 milionë e 500 mijë eurosh si vazhdimësi e vendimit të Qeverisë për ndarjen e 60 milionë eurove për bizneset dhe punëtorët që janë prekur nga pandemia.

Po ashtu, MF ka bërë të ditur se të gjithë tatimpaguesit që vlerësojnë se i plotësojnë kriteret dhe nuk kanë përfituar subvencionim, mund të parashtrojnë ankesë në postën elektronike: ankersa.mf@rks-gov.net, nga sot deri më 16 mars të këtij viti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni