Kreu Financa Njoftim: Ligji për Pagat do të korrigjohet, këto janë kategoritë që do të preken

Njoftim: Ligji për Pagat do të korrigjohet, këto janë kategoritë që do të preken

nga Kontabilisti

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi për media ka thënë se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, kanë filluar punën në korrigjimin e mospërputhjeve eventuale ndërmjet klasifikimeve që kanë qenë duke u zbatuar në sistemin e vjetër dhe në sistemin e ri të Ligjit për Pagat.

Nga MPB-ja kanë thënë se do të korrigjohen të gjitha vlerat e minusura nga mospërputhjet, dhe do të kompensohen në mënyrë retroaktive.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 63 vota për, një abstenim dhe asnjë kundër e kanë miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik më 22 dhjetor.

Ligji për paga zbatohet për punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve financohen nga buxheti i shtetit, me përjashtim të punëtorëve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 deri në 170 euro. Kjo vlerë, e pandryshuar qysh në vitin 2011, është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni