Kreu Financa Njoftim me rendesi nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (29.01.2022)

Njoftim me rendesi nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (29.01.2022)

nga Kontabilisti

Po vazhdon të jetë i hapur për aplikim Programi i Vetëpunësimit për të riatdhesuar

Faza e dytë e Programit të Vetëpunësimit në mbështetje të punëkërkuesve të riatdhesuar në Kosovë, po vazhdon të jetë e hapur për aplikim.

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT)/Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)/Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR), nëpërmjet Programit të Vetëpunësimit do të përkrahë personat e riatdhesuar për hapjen e bizneseve të tyre, me mbështetje me mjete/pajisje teknike në kuadër të Programit.Programi do të jetë i hapur për aplikim deri më 15 shkurt 2022.

Informata shtesë dhe Formulari i Aplikimit mund të gjenden në:https://aprk.rks-gov.net dhe në secilën Zyre të Punësimit në Kosovë.MFPT/APRK, në bashkëpunim me partnerët e saj siç është UNDP, nëpërmjet Projektit për Programet Aktive të Tregut të Punës (PATP) në vazhdimësi ka mbështetur punëkërkuesit në Kosovë në hapjen e biznese të tyre, në fusha të ndryshme të tregut të punës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni