Kreu Ekonomi Njoftim më rëndesi nga ky digaster i qeverisë

Njoftim më rëndesi nga ky digaster i qeverisë

nga Kontabilisti

Drejtori i Burgut të Prizrenit, Heset Loku është shkarkuar sot nga pozita që e mbante prej muajsh.

Loku, i cili është ‘dost’ i Xhabir Zharkut, është shkarkuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

IndeksOnline ka siguruar vendimin ku janë dhënë edhe arsyet e këtij shkarkimi.  

Loku vite më parë ka qenë edhe Drejtor i Burgut të Lipjanit ku ishte hetuar nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë se jashtëligjshëm kishte takuar ish-shoferin e Xhabir Zharkut në Burgun e Gjilanit.

Në vitin 2015 Inspektorati i MD-së kishte konstatuar se Loku kishte bërë shkelje të rënda, megjithëse institucionet e atëhershme nuk kishin marr masa ndaj tij.

Heset Loku më herët ka qenë Drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ndërsa së fundi ishte transferuar në Prizren.

Ndryshe Loku ka qenë nënkryetar i Komunës së Kaçanikut në kohën kur këtë komunë e drejtonte Xhabir Zharku./IndeksOnline/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni