Kuvendi i Kosovës me 61 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim ka miratuar propozimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e Bordit të ARKEP-it.
Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare nga sot do të ketë kryetar Nazim Rrahimin dhe katër anëtarë.
Përbërja e Bordit të ri të ARKEP-it:
Nazim Rrahimi – kryetar
Lule Ahmedi – anëtare
Shkumbin Hamiti – anëtar
Rrezarta Duraku-Rizaj – anëtar
Arian Qorrolli – anëtar.