Njoftohen punetoret e sektorit privat se neser (11.05.2021) eshte afati i fundit qe bizneset te aplikojne per te perfituar nga ndihmat te cilat i ofron Ministria e Financave per punetoret
Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 08/08, datë 21.04.2021, lidhur me subvencionimin e shoqërive tregtare (bizneseve), përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë për bizneset që kanë pësuar rënie të ndjeshme në të hyra për shkak të kufizimeve të vendosura sipas Vendimit Nr. 01/05, të datës 05.04.2021, të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.Për subvencionim të pagës së punëtorëve, mund të aplikoj punëdhënësi, nëse është:o Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë;o Biznes me nën-sektor gastronominë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi;
o Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur;
o Biznes me aktivitet fitnese dhe palestra; dhe
o Biznes me linja aktive të licencuara për transport ndër-urban të udhëtarëve.Ndërsa, për subvencionim të qirasë mund të aplikoj Qiramarrësi, nëse është:
o Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë; dheo Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur.
Personat të cilët do të përfitojnë sipas këtyre masave, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 𝟏𝟏 𝐌𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟏.