Kreu Ekonomi Njoftim më rëndesi nga Ministria e Shëndetsise per qytetarë

Njoftim më rëndesi nga Ministria e Shëndetsise per qytetarë

nga Kontabilisti

Nga sot në të gjitha komunat e Kosovës nis vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.

MSH-ja ka bërë të ditur se kjo vaksinë jepet për të krijuar imunitet përpara se viruset të përhapen në dimër, kurse të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna duhet ta marrin këtë vaksinë.

“Mjekët rekomandojnë që të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lart mund të marrin vaksinën vjetore kundër gripit sezonal. Njerëzit duhet të marrin vaksinën e gripit herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit”, thuhej në njoftim.

MSH ka siguruar vaksina të mjaftueshme, andaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni