Kreu Ekonomi Njoftim më rëndesi nga Ministria e Zhvillimit Rajonal!

Njoftim më rëndesi nga Ministria e Zhvillimit Rajonal!

nga Flamur Berisha

MZHR mbajti takimin me AZHR-të, lidhur me prezantimin e dokumentit “Thellimi dhe Avancimi i Bashkëpunimit në mes të MZHR-së dhe AZHR-ve

Më datë 06.05.2021 z. Almir Veliji- zv. Minister në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal morri pjesë në takimin e prezantimit të dokumentit “Thellimi dhe Avancimi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR-së) dhe Agjencioneve për Zhvillim Rajonal, (AZHR-ve)”, ku në mes tjerash shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së Grupit Punues lidhur me hartimin e dokumentit në fjalë. Dokumenti u prezantua nga z. Arbnor Sadiku, Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane, në MZHR.

Përfaqësuesit e AZHR-ve, shpjeguan dhe diskutuam lidhur me avancimin e bashkëpunimit midis MZHR-së dhe AZHR-ve, bazuar në dokumentin “Thellimi dhe Avancimi i Bashkëpunimit midis MZHR-së dhe AZHR-ve”, si dhe kërkuan nga MZHR rritjen formalizmin e bashkëpunimit për tri vitet e ardhshme 2021-2024.

Të dyja palët u pajtuan që të shikojnë mundësitë e bashkëpunimit lidhur me realizimin e aktiviteteve që kanë impakt të përbashkët socio-ekonomik rajonal, në pesë rajonet zhvillimore të Kosovës. Në takimin e organizuar nga MZHR morën pjesë edhe: z. Ergin Bunjaku – Këshilltar i lartë i ministrit të MZHR-së, z. Ergjan Shilik – Këshilltar i Ministrit të MZHR-së, si dhe përfaqësuesit nga pesë Agjencioneve Zhvillimore Rajonale AZHR-të: znj, Mimoza Tafarshiku, z. Agim Zeka, z. Qazim Pirana, z. Sokol Luta, si dhe znj, Rreze Duli.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni