Kreu Ekonomi Njoftim me rëndësi nga Posta e Kosovës për përfituesit e ndihmës sociale

Njoftim me rëndësi nga Posta e Kosovës për përfituesit e ndihmës sociale

nga Flamur Berisha

Posta e Kosovës ka njoftuar se asistenca e rregullt sociale do të shpërndahet duke filluar nga nesër.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Posta ka kërkuar nga të gjithë përfituesit e kësaj asistence që të mbajnë maskën dhe distancën fizike brenda dhe jashtë zyrave postare, derisa kanë njoftuar se aktualisht janë duke u shpërndarë edhe asistencat në vlerë prej 130 euro.

“Ju njoftojmë se aktualisht janë duke u shpërndarë Asistencat në kuadër të Masës 15 të Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 130 euro për të gjithë ata qytetarë që janë të njoftuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Pas transferimit të mjeteve financiare nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë ditës së sotme, Posta e Kosovës njofton se Asistenca e rregullt Sociale do të shpërndahet duke filluar nga nesër, e mërkurë, 30 dhjetor.

Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë përfituesit e kësaj asistence që të mbajnë maskën dhe distancën fizike brenda dhe jashtë zyrave postare.

Ju njoftojmë se aktualisht janë duke u shpërndarë Asistencat në kuadër të Masës 15 të Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 130 euro për të gjithë ata qytetarë që janë të njoftuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni