Kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Hetem Arifi, e ka demantuar lajmin se partia e udhëhequr nga ai janë tërhequr nga Qeveria.
Arifi ka thënë për KOHËN se deri ta statusi i nënkryetarit Gani Elshani ka ardhur si pasojë e ndonjë pakënaqësie lokale.
“Ne jemi ende në Qeveri. Ndoshta statusi ka ardhur si pasojë e ndonjë pakënaqësie lokale”, ka thënë Arifi.
Elshani njoftoi për largimin e PAI-t nga Qeveria përmes një shkrimi në Facebook, i cili pasi u shpërnda në media, u fshi nga vet ai.