Kreu Financa Njoftim me rendesi nga Qeveria e Kosoves rreth vendimeve te fundit

Njoftim me rendesi nga Qeveria e Kosoves rreth vendimeve te fundit

nga Kontabilisti

Në mbledhjen e 218-të të Qeverisë, u miratuan 5 vendime të sponzorizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve:

U miratua vendimi për rritjen e pagës minimale e cila u vendos në nivelin 2 euro për orë pune e ku për punë me orar të rregullt, paga minimale bëhet 350 euro në muaj.📈 Përveç rritjes së pagës minimale, janë larguar dallimet diskriminuese që ekzistonin më parë ku paga minimale ndryshonte sipas grupmoshës e ku tashmë me rritjen e re, paga minimale do të jetë e njëjtë për të gjithë punonjësit 👷‍♀️👷, pa marrë parasysh moshën. Nga kjo rritje përfitojnë mbi 150,000 punonjës në Kosovë.

U miratua nisma për negocimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet MFPT, KfW dhe KKMD për zgjerimin e Deponisë së Mbeturinave në Pejë, me vlerë prej 8.6 milionë euro. Ky projekt kontribuon në mbrojtjen e burimeve natyrore💧, përmirësimin e shëndetit publik dhe uljen e emetimeve të gazrave me efekt serrë.

U miratua nisma për negocimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet MFPT, KfW dhe KKMD me vlerë prej 1.87 milionë euro 💶 për të dixhitalizuar 💻 shërbimet dhe mundësuar përmirësimin e performancës dhe operacioneve ditore të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.🍃

U miratua kërkesa nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për transfer të brendshëm të mjeteve buxhetore në shumën prej 2.3 milionë 💰 me qëllim që të kryhen detyrimet për shpronësimin e pronave. Mjetet buxhetore merren në kuadër të MMPHI nga nën-programi “Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit” dhe transferohen në nën-programin “Zyra për Shpronësim” në kategorinë e shpenzimeve “Investime Kapitale”.

u kthyen mjetet që ishin transferuar nga AKP në llogarinë e Qeverisë në të kaluarën, me vlerë 106,088.20 euro për Ndërmarrjen Shoqërore “Theranda” që sipas AKP-së ka nevojë për kthim të mjeteve për mbulimin e kërkesave e që kthimi i mjeteve sipas kërkesave parashihet në legjislacionin në fuqi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni