Kreu Financa Njoftim me rendesi nga Superpuna per keto biznese

Njoftim me rendesi nga Superpuna per keto biznese

nga Flamur Berisha

Superpuna njofton se 20 biznese janë suspenduar nga platforma, si rezultat i mos respektimit të Termeve dhe Kushteve të platformës, të cilat janë vërejtur gjatë monitorimit në teren të përfituesëve.

Përkatësisht, gjatë monitorimit në teren të këtyre bizneseve monitoruesit kanë vërejtur që punëtorët të cilët figurojnë si të punësuar në ato biznese, nuk kanë qenë prezent në vendin e punës. Me këtë rast, superpuna ka suspenduar profilet e këtyre bizneseve duke ua pamundësuar që të përfitojnë sërish nga subvencioni.

Qeveria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sektorit dhe fuqizimin e të rinjve në tregun e punës, megjithatë shkeljet e tilla të Termeve dhe Kushteve do të pasohen me suspendim nga platforma.

Monitorimi i bizneseve përfituese nga platforma superpuna është i rregullt dhe i vazhdueshëm. Andaj, udhëzojmë bizneset që t’u përmbahen detyrimeve të tyre, ashtu që në vazhdimësi të kenë mundësinë të përfitojnë nga politikat mbështetëse të Qeverisë.

Termet dhe Kushtet e superpuna: https://superpuna.rks-gov.net/terms-and-conditions

Ju gjithashtu mund të pëlqeni