organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave,
ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Gj. [Gastronomia]
- Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i
gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 25.1 deri 25.3 në
mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me
udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.
- Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona
përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën
25.1 deri 25.3.
- Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të
hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në shtatëdhjetë (70%) e
kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
- Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me
Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.
- Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të
gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:
37.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:
37.2 Ndërsa paguan porosinë;
37.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;
37.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.
- Në rastet nga pika 37.1 deri 37.4 është e obliguar bartja e maskës.
- Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në
orën 23:00.
- Muzika lejohet vetëm deri në orën 22:00.
- Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të
ndryshme të jetë së paku një (1) metër.
- Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në
distancë së paku një (1) metër.
- Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë
më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në
10 m2.
- Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.
- Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.
- Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 23:00, pas pajisjes
me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK) dhe masa rigoroze të higjienës për veturën,
porositë dhe personelin.