𝑽𝒆𝒓𝒊𝒇𝒊𝒌𝒐𝒉𝒖 𝑲𝑬̈𝑻𝑼 𝒏𝒆̈𝒔𝒆 𝒋𝒆𝒏𝒊 𝒊 𝒓𝒆𝒈𝒋𝒊𝒔𝒕𝒓𝒖𝒂𝒓 𝒏𝒈𝒂 𝒑𝒖𝒏𝒆̈𝒅𝒉𝒆̈𝒏𝒆̈𝒔𝒊:
https://bit.ly/3FJYXNw Në vazhdën e implementimit të projektit për formalizimin e punësimit, si dhe ofrimit të mundësisë për punëtorët, ATK sot ka lansuar aplikacionin elektronik për verifikimin e punëtorëve nëse janë të regjistruar/deklaruar nga punëdhënësi i tyre.Aplikacioni në fjalë është shumë i thjeshtë, kërkon pak të dhëna për ta verifikuar një punëtor veten.
Përveç pjesës së verifikimit, ATK ka dizajnuar edhe pjesën tjetër brenda këtij aplikacioni, ku në rast se punëtori gjatë verifikimit nuk e gjen vetën në listat e deklarimit, ai mund ta denoncojë punëdhënësin e tij.
Pra, në pjesën ku punëtori identifikon mos-deklarimin e tij nga punëdhënësi, ka mundësi të klikojë në butonin “Raporto punëdhënësin”, i cili shpije në formën për denoncim/raportim.Aplikacionin mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org
Ftojmë të gjithë punëtorët që ti bashkohen kampanjës së ATK-së, duke shfrytëzuar këtë aplikacion, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë që t’i zbusim statistikat e punëtorëve të pa formalizuar, duke mundësuar realizimin e të drejtës tuaj për një të ardhme me një pensionim të sigurtë.Sllogani i kampanjës: 𝐁𝐨𝐥𝐥 𝐦𝐚, 𝐥𝐲𝐩 𝐦𝐮 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐮!#BollMaLypmuRegjistru