Ministria bën të ditur se kompanitë e kontraktuara janë duke bërë mirëmbajtjen e rrugëve, me qëllim të parandalimit të ngricave.
“Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës gjatë të shtunës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës”, thuhet në njoftimin e MI-së.