Kreu Financa Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosoves

Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosoves

nga Kontabilisti

Aprovohet Ligji për Administrimin e Procedurave Tatimore

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se me datën 12 janar 2024 është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore. Ky Ligj hyn në fuqi dhe fillon të zbatohet pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data e publikimit, që do të thotë hyn në fuqi dhe fillon të zbatohet nga data 28 janar 2024.

Ky Ligj rregullon procedurat për administrimin e detyrimeve tatimore në Republikën e Kosovës që janë në fushëveprimin e Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe parimet e organizimit dhe të funksionimit të ATK-së.

Dispozitat e këtij Ligji janë të obligueshme për të gjithë personat që i nënshtrohen fushëveprimit të këtij Ligji, për Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet tjera të përcaktuara me këtë ligj.

Me qëllim që të informoheni sa më shpejt dhe më lehtë me ndryshimet e procedurave për administrimin e detyrimeve tatimore, ATK ka publikuar në ueb-faqen e saj një material informues duke i përmbledhur të gjitha ndryshimet ligjore të përcaktuara me Ligjin e ri.

Përmbledhjen e ndryshimeve ligjore sipas Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në menynë Publikime – Materiale informative, apo duke klikuar në linkun:

https://www.atk-ks.org/…/Ndryshimet-ligjore-sipas…

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni