Kreu Biznes Njoftim nga ATK per perfaqesuesit e bizneseve

Njoftim nga ATK per perfaqesuesit e bizneseve

nga Flamur Berisha

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, Punës e Transfereve dhe pas ripërtëritjes së dërgimit të shkresës së fundit, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh kanë vazhduar grevën e pezulluar.

Dyert e ATK-së në Prishtinë në mëngjesin e ditës së hënë ishin të mbyllura, ku do të vazhdojnë grevën deri ora 12:00, pra duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit, përcjell Telegrafi.

Ditë më parë, sekretarja e Sindikatës, Arlinda Bajra bëri të ditur se greva do të vazhdojë gjatë gjithë javës, me shpresën që deri të marrin një përgjigje nga Qeveria e Kosovës lidhur me kërkesat e tyre.

Madje është paralajmëruar se nëse ende nuk ka reflektime në lidhje me kërkesat nga data 26 korrik, do të vazhdohet me grevë të përgjithshme nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me krijimin e kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të ATK-së si dhe kompensimet tjera të shpenzimeve. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni