Kreu Financa Njoftim nga Ministria e Financave

Njoftim nga Ministria e Financave

nga Kontabilisti

Në Mbledhjen e 198-të të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, u aprovuan dy pika:

U aprovua Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Trajtimit të Ujërave të zeza në Ferizaj , projekt ky që do të ndikojë në ruajtjen e ambientit në komunën e Ferizajt dhe atë të Kaçanikut.

U miratua kërkesa e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për ndarje të mjeteve buxhetore për subvencionimin e ndërtimit/renovimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve në kuadër të thirrjes publike të MAPL, në komunat Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq, dhe Zubin Potok.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni