Kreu Financa Njoftim nga Ministria e Financave. Afati i fundit per aplikim eshte 18 prilli

Njoftim nga Ministria e Financave. Afati i fundit per aplikim eshte 18 prilli

nga Kontabilisti

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 18 prill 2024 do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Në njoftimin për media thuhet se investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.

Më tej bëhet e ditur se “interesi i përcaktuar nga tregu u garantohet për të gjithë kohëzgjatjen, 2 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”.

Sipas njoftimit, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjëra nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Më 18 prill ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2024, në shumën prej 20 milionë euro

Ju gjithashtu mund të pëlqeni