Kreu Financa Njoftim nga Ministria e Financave për shtesat 100€

Njoftim nga Ministria e Financave për shtesat 100€

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës ka pranuar mbi 290 mijë aplikime për shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai tha se javën e kaluar është formuar komisioni për verifikimin e aplikimeve, ndërkaq këtë javë ka filluar shqyrtimi i aplikimeve.

“Deri më tani janë mbi 290 mijë aplikime për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat, teksa aplikimi vazhdon të jetë i hapur.  Javën e kaluar është formuar komisioni për verifikimin e aplikimeve ndërkaq këtë javë ka filluar shqyrtimi i aplikimeve”, deklaroi Kryeziu.

Ai shtoi se pas verifikimit do të fillojnë ekzekutimin e mjeteve.

“Po punojmë që kjo të ndodhë sa më parë”.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve më 21 prill ka hapur platformën online për aplikim për tërheqjen e shtesave prej 100 eurosh për punëtorët në sektorin privat.

/Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni