Njoftim për uebfaqen dhe eTrustin
Njoftojmë kontribuuesit dhe publikun e gjerë se këtë fundjavë, më 25 dhe 26 shtator 2021, do të bëhen ndërhyrje teknike në infrastrukturën digjitale të institucionit, me arsye të përmirësimeve e testimeve teknologjike. Si rezultat i kësaj, këto dy ditë do të ketë shkëputje të kohëpaskohshme të shërbimit të uebfaqes dhe portalit eTrusti.Ju falënderojmë paraprakisht për mirëkuptimin!