Agjencia Kosovare e Privatizimit (“Agjencia”), njofton punëtorët e Ndërmarrjes Shoqërore (NSH) Bistrica në Drenovc-Pejë, NSH Lidhja e vozitësve në Prizren, NSH Kabllar në Prishtinë dhe NSH Teuta Bare në Mitrovicë, se afati ligjor për dorëzimin-pranimin e ankesave në Agjenci ndaj Listave të Përkohshme të punëtorëve lidhur me këto NSH, për përfitimin e një pjese të të hyrave prej 20% nga privatizimi/ likuidimi i ndërmarrjeve, është 20 ditë nga dita e fundit të publikimit të këtij njoftimi, përkatësisht mund ti parashtrojnë ankesat deri me datë 26.06.2021, në Agjenci.
Ndërsa punëtorët të cilët i kanë dorëzuar ankesat në Agjenci ndaj Listave të Përkohshme të punëtorëve lidhur me këto NSH, para këtij njoftimi, nuk kanë nevojë të dorëzojnë, vlejnë të njëjtat.
Të gjitha informatat dhe sqarimet shtesë mund ti gjeni në ueb: www.pak-ks.org, adresa rr.Agim Ramadani, nr.23, 10000 Prishtinë, Kosovë, tel: +381 38 500 400.Njoftim