Njoftim për tatimpagues
Ndryshimi i procedurave për tatimpagues lidhur me zbatimin e Marrёveshjeve të Eliminimit tё Tatimit tё Dyfishtё (METD) pёr jo-rezidentёt
Marrёveshjet pёr Eliminimin e Tatimit tё Dyfishtё janё marrёveshje nё mes tё dy shteteve, tё cilat janё krijuar pёr tё mbrojtur tatimpaguesit kundёr tatimit tё dyfishtё dhe shtetet nga evazioni fiskal, kur tё njёjtat tё ardhura tatohen nё dy shtete.
Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se qё nga 1 Janari 2023 do tё fillojnё tё aplikohen formularёt pёr zbatim tё METD pёr jo-rezidentёt.
Për ata persona që fitojnë të ardhura nga aktivitetet e biznesit në Kosovë, informacioni do të merret nga paguesi rezident. Paguesi rezident brenda vitit fiskal nga data e pagesës së faturës, është i obliguar të dorëzoi në ATK formularët si në vijim si dhe dokumentacionin përkatës:
1. Formular aplikimi për Interesin;
2. Formular aplikimi për Dividendë;
3. Formular aplikimi për të Drejtat Pronësore;
4. Formular aplikimi për Fitimet Kapitale;
5. Formular aplikimi për të Ardhurat Tjera;
6. Formular aplikimi për të ardhurat nga shërbimet e pavarura;
7. Formular aplikimi për të ardhurat nga shërbimet e varura;
8. Formular aplikimi për të ardhurat biznesore.
ATK pasi të verifikojë se formulari dhe dokumentacioni përkatës janë të kompletuara, i përgjigjet paguesit rezident për pranimin e kërkesës së paraqitur.
Formularët mund t’i gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Marrëveshjet Ndërkombëtare: https://www.atk-ks.org/mar…/formularet-per-zbatim-te-metd/