Kreu Financa Njoftim për të gjithë qytetarët e Kosovës nga ATK

Njoftim për të gjithë qytetarët e Kosovës nga ATK

nga Kontabilisti

📣Njoftim për tatimpagues

ATK edhe me një shërbim të ri elektronik – Formulari DI!

Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Nga data 01.01.2023 ofron edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes Sistemit Elektronik EDI do të mundësohet deklarimi i Tatimit në të Ardhura Personale për Individ, përmes Formularit të Ri – Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale për Individ-“DI”.

Deklarimi i Tatimit në të Ardhura Personale përmes formularit “DI-FORMULARI I DEKLARIMIT VJETOR DHE PAGESËS PËR TATIMIN NË TË ARDHURAT PERSONALE PËR INDIVID” kërkohet të bëhet nga secili individ i cili realizon të ardhura për të cilat nuk i është mbajtur tatimi në burim nga paguesi i tyre, përveç individëve që zhvillojnë aktivitet ekonomik dhe kanë statusin “Biznes Individual”, të cilët tatohen në të ardhura reale dhe deklarojnë me formularin PD – Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale.

Afati i deklarimit me formularin “DI” është nga data 01.01.2023 deri më 31.03.2023 për vitin 2022.

Për të deklaruar Tatimin në të Ardhura Personale, individi përmes numrit personal duhet të regjistrohet në Sistemin Elektronik EDI. Pasi të regjistrohet, ATK i dërgon fjalëkalimin përmes të cilit individi mund të përdor sistemin elektronik EDI.

Për t’u deklaruar Tatimi në të Ardhura Personale, nga Individi kërkohet që paraprakisht të plotësohet pyetësori i hartuar me pyetjet lidhur me të ardhurat e realizuara gjatë periudhës (vitit), si dhe shpenzimet e lejuara me Ligj.

Pra, Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale për Individ – “DI”, ndryshe nga të gjithë formularët tjerë për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, plotësohet në mënyrë automatike nga sistemi, bazuar në përgjigjet që do t’i ofroj individi (tatimpaguesi) në pyetjet e parashtruara paraprakisht.

Për plotësimin e saktë të Formularit të deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale për Individ – “DI”, ATK rekomandon tatimpaguesit që të shfrytëzojnë sqarimet e ofruara për secilën pyetje se çfarë duhet të përfshihet si e ardhur apo shpenzim/zbritje në pyetjen përkatëse.

Gjithashtu, lidhur me deklarimin përmes Formularit të deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale për Individ – “DI”, ATK në ditët në vijim do të realizoj edhe një seminar për tatimpaguesit për të sqaruar se si plotësohet saktë deklarata tatimore.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni