Kreu Financa Njoftim rreth ekzekutimit te Pagave te sektorit publik.

Njoftim rreth ekzekutimit te Pagave te sektorit publik.

nga Kontabilisti

Pagat e sektorit Publik sipas kalendarit mujor te pagesave pritet te ekzekutohen ne diten e fundit te muajit kalendarit. Pra per muajin Gusht 2024 ato pritet te behen sot me daten 30 gusht raporton Kontabilisti.info

Njeashtu Ministria e Financave ka publikuar kalendarin e pagesave per secilen kategori te cilin mund ta gjeni ne platformen tone.

Me datë 15 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale dhe skemat pensionale që nuk kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK;

Me datë 20 të çdo muaji do të ekzekutohen pensionet e veteranëve dhe pensionet tjera që kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK (pensionet e Trepçës dhe ato familjare);

Me datë 24 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës;

Me datë 25 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë;

Me datë 29 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e ndihmave sociale dhe masat tjera të veçanta nga Pako e Ringjalljes Ekonomike

Ju gjithashtu mund të pëlqeni