𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀 – 𝐀𝐓𝐊 𝐭𝐞𝐣𝐤𝐚𝐥𝐨𝐧 𝐩𝐥𝐚𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐲𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫-𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟏 𝐩𝐞̈𝐫 𝟐𝟑.𝟗 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐞𝐮𝐫𝐨
Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, ndërsa nëse krahasojmë parametrat e njëjtë me vitin paraprak kemi arritur të kemi performancë tejet premtuese, duke rritur inkasimin për 56.8 milion euro.
Institucioni ndër më të rëndësishmit në mbushjen e buxhetit të shtetit deri më tani (janar-maj 2021) ka mbledhur tatime në total 242.9 milion euro, kjo ecuri e deritanishme e bënë ATK-në dhe stafin e saj edhe më vigjilent, në realizimin e objektivave të saj, të cilat në masë të madhe janë me karakter të modernizimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të shërbimeve ndaj tatimpaguesve.
ATK synon që në pjesën e dytë të këtij viti të vazhdoj me reforma në procese si atë të hartimit dhe zbatimit të planit për përmirësimin e regjistrit të tatimpaguesve / deklaratave tatimore, implementimin e Strategjisë së Kontrollit 2020-2022, si dhe modernizimin e DTM-së.