Kreu Financa Pagesat nga shteti per keto kategori. Njoftim me rendesi

Pagesat nga shteti per keto kategori. Njoftim me rendesi

nga Kontabilisti

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ua rikujton të gjithë përfituesve ndryshimin e datave të pagesave. Pagesat e këtyre skemave do të ekzekutohen si në vijim:

Me datë 24 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës;

Me datë 25 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë;

Me datë 29 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e ndihmave sociale dhe masat tjera të veçanta nga Pako e Ringjalljes Ekonomike

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se qytetarët që nuk kanë nevojë për shtesat e fundvitit prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë, mund të heqin dorë nga to duke plotësuar një formular online.

Murati tha se ky hap është mundësuar për të gjithë ata që dëshirojnë vullnetarisht të heqin emrin nga lista e përfituesve, duke e bërë procesin të thjeshtë dhe të shpejtë.

“Secili që dëshiron të heqë dorë nga përfitimi mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në platformën online,” shkroi Murati në një postim në Facebook.

Ai gjithashtu bëri thirrje që formularin të ndajnë edhe ata që mund të jenë të interesuar, duke ironizuar se disa deputetë të opozitës dhe analistë do të jenë të parët që do të plotësojnë këtë formular.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë për gjithë fëmijët të moshave nga 0 deri 16 vjet.

Formularin për të hequr dorë nga shtesat e gjeni KËTU. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni