Punëtorët e sektorit publik do t’i marrin pagat e tyre para festave të fundvitit.
Përveç tyre, “përfitues” të kësaj lëvizjeje do të jenë edhe skemat sociale dhe pensionistët, përcjell 07 Press.
Por, jo vetëm kaq. Gjithashtu, të gjithë ata që paguhen nga shteti, do t’i pranojnë më herët të hyrat e tyre.
Vlen të theksohet se këtë muaj, skemat sociale do t’i marrin 100 euro shtesë, si shkak i vendimit të qeverisë të ndërmarrë muajin e kaluar./07 Press/