Kreu Ekonomi Paralajmrim nga ATK dhe Dogana e Kosoves

Paralajmrim nga ATK dhe Dogana e Kosoves

nga Flamur Berisha

Masat e reja shtrënguese të vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, të cilat kufizojnë veprimtarinë e shumë bizneseve të gastronomisë dhe mbylljen e qendrave tregtare, pritet të kenë ndikim në të hyrat e buxhetore nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se masat kufizuese ndikojnë në rënien e aktivitetit ekonomik, dhe pa dyshim që ndikon edhe në rënien e të hyrave.

“Nuk mund të themi se do të ndikojnë(masat) automatikisht, për shkak se masat sapo janë marrë dhe nuk kanë ende efekt direkt, mirëpo mund të themi që vitin e kaluar ne kemi parë efektin i cili është shkaktuar. Realisht kemi parë që ka pasur ulje të aktivitetit ekonomik. Në momentin kur ka ulje të aktivitetit ekonomik, atëherë domosdoshmërisht ka edhe ulje të të hyrave. Por për momentin që po flasim, edhe sot të hyrat janë duke performuar në nivelin e kënaqeshim”, thekson Stavileci.

Edhe në ATK mendojnë se vendimi qeveritar për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, do të shkaktojë tkurrje të të hyrave, por jo me ndikim të theksuar sikur që ka qenë vitin e kaluar me mbyllje totale.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa thotë se vendimi i tanishëm sa do që është më i lehtë, krahasuar me atë të vitit të kaluar, konsiderohet se do të ketë ndikim në të hyra.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni