Paysera ka zgjeruar shërbimet e saj për të përfshirë GBP (funtën britanike) në pranim të transfereve. Kjo është në përputhje me qëllimin e kompanisë për të ofruar shërbime financiare gjithëpërfshirëse për klientët në mbarë botën.
GBP është një nga monedhat më të përdorura në nivel global dhe ofrimi i shërbimeve me funta do t’i lejojë përdoruesit e Paysera’s të kryejnë lehtësisht transaksione në pjesë të tjera të botës ku pranohet GBP.
Paysera Kosova është licencuar dhe e regjistruar në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, dhe në Bankën Qendrore të Lituanisë (si vend në BE, nënkupton edhe licencën për operim në mbarë Evropën), duke siguruar një nivel të lartë të sigurisë dhe të mbrojtjes së të dhënave për klientët e saj.
Paysera Kosova vazhdon të sjellë në Kosovë inovacionet e fundit të pagesave dhe trendëve të fundit për shërbimet digjitale globale.