Llapi të mërkurën që lamë pas iu gëzua trofeut të Kupës së Kosovës, të cilën e fitoi për herë të parë në historinë 89-vjeçare të saj.
Llapi në finale e mposhti Dukagjinin pas një drame 120 minutëshe ku vetëm penalltitë e përcaktuan fituesin, shkruan Demokracia.com.
Skuadra e Tahir Batatinës iu gëzua shumë këtij trofeu, por sigurisht jo vetëm pse ishte historik por njëherësh edhe ja siguron pjesëmarrjen në kompeticionet europiane, atje ku fitimet janë të mëdha.
Llapi do të fitojë hiq më pak sesa 240 mijë euro për trofeun e Kupës nga UEFA dhe 260 mijë për pjesëmarrje çka i bie në total 500 mijë euro. Mirëpo, nëse arrin të kalojë një raund atëherë shpërblimet vetëmsa do të rriten.
Garat europiane tashmë i ka arritur edhe Prishtina, por mbetet të shihet vetëm nëse do të jetë në Champions League si kampione e Kosovës apo në kompeticionin e ri të UEFA-s Conference League ku marrin pjesë skuadrat që përfundojnë të dytat në tabelë.
Prishtina, është shumë afër titullit dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë në Ligën e Kampionëve atje ku fitimet janë shumë më të mëdha. Megjithatë, tash për tash Prishtina i ka të siguruara 260 mijë euro vetëm për pjesëmarrje. Skuadra e tretë që do të jetë pjesë e garave ndërkombëtare nga Kosova do të mësohet mes emrit të Dritës e Ballkanit.