Kreu Ekonomi Pse janari konsiderohet si muaji i “fukarallëkut”?

Pse janari konsiderohet si muaji i “fukarallëkut”?

nga Kontabilisti

Festat e fundvitit përveç entuziazmit po sjellin edhe shqetësime të tjera te qytetarët, siç janë ato financiare.

E pasojat po i bartin në muajin që po vjen pas.

Sadije Krasniqi,menaxheria regjionale e “Super Vivës” në Prishtinë, një muaj të mbarë po e konsideron dhjetorin ndërsa jo edhe janarin.

“Në muajin dhjetor ka pasë shumë më mirë se me vitin paraprak qarkullim, nashta edhe për arsye të festave, kanë qenë më të përgatitur, por në muajin janar është ma dobët ka më pak qarkullim”, ka thënë ajo.

Një muaj i brishtë po cilësohet edhe nga njohësit ekonomikë.

Ndërsa qytetarët e Kosovës këtë vit kanë shpenzuar rreth tre milionë euro për fishekzjarrë e dekorime për Vitin e Ri, e gjashtë herë më shumë për ushqime.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni